TIRANE - E larguar pak kohë më parë nga drejtimi i organit të akuzës, Kryeprokurorja Ina Rama këtë herë pritet të hetohet nga ish vartësit e saj për "shpërdorim detyre".
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën penale të ish kreut të prokurorisë së kurbinit Bardhyl Shehu, për një hetim për mos kthimin e tij në punë, pasi Shehu u shkarkua nga detyra kur znj.Rama drejtornte organin e akuzës për tu rikthyer si prokuror vetëm me ardhjen e kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla. Ish-kryeprokurorja e shkarkoi aso kohe z.Shehu për shkelje në detyrë, por gjykata vendosi që ta rikthejë atë si prokuror, vendim që nuk u zbatua.