KRUJE- Lideri i LSI-së, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatin për deputet të Krujës, Bujar Dervenin. Në fjalën e tij, Meta e cilësoi Krujën si një qytet të lavdishëm i cili i mbush të gjithë shqiptarë me krenari për të kaluarën por edhe në frymëzim për të ardhmen. "Jam i bindur se duke propozuar apo duke mbështetur një përfaqësues të denjë të këtij komuniteti të mrekullueshëm të qytetarisë, të urtësisë dhe mençurisë krutane dhe të intelektualëve krutanë, si Bujar Derveni, ne tregojmë respektin, vëmendjen dhe vullnetin tonë për t'i dhënë qytetit të Krujës dhe të gjithë krutanëve mbështetjen më të madhe për përfaqësuar me dinjitet në Parlamentin e ardhshëm dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore të vendit", tha ai.