900 të arrestuar në përleshjet e dhunshme në Turqi

2015-08-21 0

STAMBOLL - Policia turke ka arrestuar më shumë se 900 persona në dy ditë protesta, në atë që mund të quhet "rebelimi" më i madh në vite. Ministri i Brendshëm, Muammer Guler tha se disa nga të arrestuarit janë liruar, ndërsa të tjerë do të dalin në gjyq. Sipas tij, 26 policë dhe 53 civilë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike. Dhuna nisi pasi policia ndërhyri për të shpërndarë një grup që protestonin kundër prishjes së një parku në Stamboll. Situata sot ka qenë e qetë, me disa protesta të vogla në disa rrugë të qytetit.