Garazhi i një pallati në zonën e Selitës në kryeqytet është kthyer në një pikë shitje gazi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banoreve përreth.
Një depozitë prej pesë mijë litrash e tejmbushur me gaz dhe pajisje te tjera, janë sistemuar në garazhin e pallatit, i cili ndër të tjera është pronë e përbashkët.
Banorët e pallatit kanë protestuar për largimin e cisternave nga këto ambiente, ndërsa shprehen se nuk kanë informacione së në pronësi të kujt janë këto cisterna. Ndërkohë lidhur me këtë shqetësim ka reaguar edhe kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr. 5, Jeta Seitaj.
Banorët shprehen se, nëse nuk merren masa urgjente protestat do të përshkallëzohen.