Luftar Paja, Ramës: S'të këndoj si Kozmai, po të kam një amanet

2015-08-21 6

ORIKUM - Luftar Paja, ndodhej në Orikum iu drejtua me fjalët: "Do të thoni ju: po mirë ne këtu, që jemi banorë të zonës, po ky ç'ka? Këtë privilegj kemi ne artistët, që jemi të çdo qelize të popullit dhe ngado që të vemi, vendlindja jonë është çdo skaj i Shqipërisë. Dhe si i tillë unë e gëzoj këtë të drejtë. Unë nuk jam nga ata artistë kaste, që i thur temena, qeverisë, me vargjet e Rrapush Xhaferrit: "Ushton fusha, gjëmon mali dhe në Vlorë, vjen Gjenerali" apo si në Lumas të Beratit, ku i këndoi kolegu im Kozma Dushi. Unë them që populli kërkon gjëra shumë modeste, kërkon jetesën që ndoshta në vende të tjera të europës nuk përfillet, ndërsa ne e kemi të domosdoshme dhe popullit i është ngrënë haku mbi 20 e ca vjet, që e tall Saliu si i do qejfi. Unë tani i drejtohem Edi Ramës dhe i drejtohem me amanetin që më ka lënë nëna: Nëse nuk punon për këtë popull o Edi Rama, guri gur mos ta paftë! Kaq kam!" Takimi u mbyll mes të qeshurave kur Rama tha: "Shyqyr që mbaroi me kaq; çfarë përgjigjeje t'i jap unë, që të vazhdojë prapë?!

Free Traffic Exchange