KORÇE - Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, antarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë nisur inspektimet e KZAZ-ve në rrethe, për t'u njohur më nga afër për mënyrën e funksionimit të tyre. Anëtari Klement Zguri është ndalur në qytetin e Korçës, ku ka zhvilluar një takim me komisionerët e KZAZ-ve 70,71 dhe 72. Nga qyteti juglindor Zguri ka nënvizuar se një nga shqetësimet kryesore të KQZ-së është abuzimi nga partitë politike i të drejtës së ligjit, duke i ndërRuar komisionerët pa shkak, gjë që dëmton procesin, deri në politizim të tij. Klement Zguri ka apeluar dhe për mbështetje të komisionerve që janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të subjekteve zgjedhore, ndihmë sipas tij I është kërkuar në këtë aspekt dhe faktorit ndërkombëtar. Ndërkohë duke u ndalur tek situata në qytetin e Korcës, Zguri ka theksuar se situata në përgjithësi paraqitet e mirë, me këtë ritëm duhet të ecin dhe qarqet e tjera.