Korçë, prezantohen gërmimet arkeologjike të Skraparit dhe Tomorrit

2015-08-21 8

KORCE - Gërmimet arkeologjike të zonës së Skraparit dhe Tomorrit, të zhvilluara në periudha të ndryshme janë prezantuar në qytetin e Korcës, nëpërmjet dy referateve shkencore të mbajtura nga profesorët, Skënder Aliu dhe Nuri Cuni. Synimi i kësaj seance shkencore ka qenë njohja e komunitetit, dhe në mbënyrë të veçantë skrapallinjve, me rrënjët e lashtësisë së tyre. I rëndësishëm ka qenë referati i profesorit dhe arkeologut, Skënder Aliu, i cili ka sjellë dëshmi të zonës së Skraparit dhe Tomorrit si pjesë e dasaratisë antike dhe pjesë e shtetit të parë ilir.