SHBA - Në kuadër të festës së 1 Qershorit, Dita e Fëmijëve, në shumë vende të botës realizohen festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmëndjen në drejtim të mirëqënies së tyre. Në këtë ditë, fëmijët bëhen qëndra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre. Përveçse një ditë festive, 1 Qershori është edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Dita e Fëmijëve është vendosur me 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur për herë të parë Konferenca Botërore e Mirëqënjes së fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925.