TIRANE - Ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se kryeministri Berisha po përsërit të njejtën lojë siç ka bërë në qeverisjen e parë kur ushtrinë dhe strukturat e tjera i përdori për të futur duart në zgjedhje dhe më pas me tanke, avionë, trupa dhe lendë helmuese i vuri kundër popullit të cilët protestuan kundër shembjes së firmave piramidale. Njëherësh ai thotë se goditja ndaj ushtrisë ka ndodhur gjithnjë, dhe për të shuar besimin e ndaj ushtrisë menjëherë goditet komanda drejtuese. Sipas tij politika gjithnjë e ka përdorur ushtrinë për interesat e veta, duke arritur deri atje sa të ndodhë dhe Gërdeci.