Tornado godet sërish Oklahomën, 5 të vdekur, mes tyre nëna me fëmijë

2015-08-21 0

OKLAHOMA - Tornadot kanë goditur sërish shtetin amerikan të Oklahomës, duke vrarë të paktën pesë persona raportojnë zyrtarët lokalë. Në mesin e viktimave janë edhe një nënë me fëmijën e saj ku trupat e tyre u gjetën nga forcat e emergjencës në një makinë. Spitali "Integris Canadian Valley" në Yukon regjistron dhe 70 pacientë ku 3 prej të cilëve përfshirë një fëmijë në gjendje kritike, tha një zyrtar i spitalit. Në Midwest më shumë se 190 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Free Traffic Exchange