Kancelarja gjermane, Merkel ngatërron e François Hollande

2015-08-21 0

Francë - Kancelarja gjermane bën një lapsus në një konference për shtyp me Presidentin francez Francois Hollande në Paris. Merkel i drejtohet Hollande "Francois Mitterand". Pasi ka kuptuar gabimin kancelarja Merkel nis të buzëqeshë dhe korrigjon emrin.

Kancelarja gjermane ka vizituar Francën në parapërgatitje të samitit të BE-së mbi krizën ekonomike, i cili është parashikuar të zhvillohet më 27-28 qershor. Në këtë konferencë të dy lidërit kryesorë të BE-së premtuan se do të përshpejtojnë disbursimin prej 6 miliard euro në fondet e BE-së për të luftuar papunësinë e të rinjve.