TIRANE- Zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore për këtë vit, pritej të shoqërohej me risi, për të shmangur kopjimet me celular. Por fondi prej 200 mijë euro i akorduar nga Ministria e Arsimit për të instaluar zhurmues dhe detektorë në shkolla për të bllokuar valët celulare nuk dha rezultat.
Pikërisht në ambientet ku po zhvillohej provimi i Gjuhës dhe Letërsisë, është vënë re prania e valëve, gjë që tregon se risia për të "zhdukur" manovrat për kopje për këtë viti nuk rezultoi funksionale.
Ndërkaq, nga ana e tyre zyrtarët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se testimi i aparaturave rezultoi i sukseshëm, pasi parametrat e tyre përputheshin me pritshmëritë e tyre.