Deputeti i partisë përparimtare serbe Dragisha Miletiç, braktisi koalicionin me Lidhjen Socialdemokrate dhe paralajmëroi se prej sot do të veproj si deputet i pavarur i partisë përparimtare serbe. Mollë sherri mes Miletiçit dhe LSDM-së ishin zgjedhjet e fundit lokale dhe luhatja e partisë së Cërvenkovskit për pjesëmarrjen, gjegjësisht mospjesëmarrjen në zgjedhje. Miletiç si deputet i pavarur u zotua se do ti mbështes të gjitha projektet konstruktive dhe që janë në dobi të qytetarëve pavarësisht se nga cili tabor vijën, ndërkohë paralajmëroi kundërshtim të ashpër të të gjitha ligjeve që sipas tij do të dëmtonin qytetarët.
"Sot dëshiroj të njoftoj opinionin maqedonas se braktis grupin parlamentar të LSDM-së dhe do të veproj si deputet i pavarur i Partisë përparimtare serbe. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për shkak se kur u mbajtën zgjedhjet lokale, LSDM-ja nuk kishte qëndrim të prerë, fillimisht bojkotoi a më pas mori pjesë në zgjedhje, dhe unë atëherë kuptova se Partia përparimtare serbe duhet ta braktis këtë koalicion dhe të veproj me seriozitet dhe konstruktivitet. Kjo nënkupton se të gjitha propozimet konstruktive, pavarësisht se vijën nga VMRO-DPMNE-ja apo LSDM-ja do ti mbështes. Të gjitha propozimet që nuk janë në dobi të qytetarëve nuk do të mbështeten nga partia përparimtare serbe", deklaroi Dragisha Miletiç, partia përparimtare serbe. Alsat-M