Më pas Shalsi tregoi me fakte se si duke përdorur repartet ushtarake për të paguar spotet, Imami i ka dhënë kompanisë Promo rreth 2.5 milion dollarë.
"Ushtria që nuk kishte mjetet minimale për të ndihmuar dhe kontribuar për fikjen e zjarreve na paska mijëra e miliona dollarë para për të shpenzuar për reklama. Dhe me e rëndësishmja: si shpjegohet që të gjithë këto mijëra dollarë shkojnë vit pas viti tek një dhe vetëm një agjenci prodhimi Promo shpk e më pas tek një televizion? Dhe rastësisht valle kjo agjenci dhe ky televizion janë brenda të njëjtës familje, dhe praktikisht vëllezër? Kjo është arsyeja se pse Arben Imami i trembet kontrollit parlamentar. Nuk duan që shqiptarët të mësojnë të vërtetën," tha Shalsi.