LSI me biznesin, Meta: Pro amnistisë fiskale, pas konsultimeve të gjera

2015-08-21 2

IRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur sot edhe pro një amnistie fiskale, por sipas tij ky duhet të jetë një hap i menduar mirë. Gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të biznesit në vend Meta tha se "amnistia fiskale për bizneset duhet të realizohet pas konsultimeve të gjera me të gjithë grupet e interesit, në mënyrë që të mos bëhen ligje thjesht për qëllime elektorale, por të hidhet një hap i menduar mirë dhe që të sjellë një çlirim të gjithë potencialeve të biznesit për të ardhmen e tij".