FUSHE KRUJE - Ndonëse u inaugurua 1 muaj me pare nga kryeministri Berisha si vepër e përfunduar, unaza e qytetit të Fushë Krujës vazhdon të mos jetë funksionale. Një segment i unazës nuk është përfshirë në rikonstruksionin e projektit të qeverisë, duke krijuar këtë panoramë. Rreth 500 metra gjatësi e unazës së qytetit të Fushë Krujës ndodhet në gjendje të mjerueshme infrastrukturore, duke krijuar një situatë kaotike për drejtuesit e mjeteve. Rrugët janë të mbuluar me gropa të mëdha, të cilat shëndërrohen në pellgje sa herë ka reshje shiu. Ato bëhen pengesë për automjetet, e shpesh herë pësojnë edhe dëmtime të shuymta nga amortizimi I rrugës.