Lushnje, Berisha: Shoku i autobusit të heqë syzet e të shoh Hysgjokajn

2015-08-21 2

LUSHNJE - Kryeministri Berisha, sot në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes, i ka kërkuar kryekomunarit të ftojë në këtë fshat, "shokun e autobusit" që të shohë sesi janë qëndisur kodrat e Hysgjokajt me sera. Berisha, pasi preu shiritin e fillimit të rikonstruksionit të rrugës Lushnje -- Hysgjokaj, i mahnitur nga ato që i zuri syri përreth, tha: "Z. Kryetar i komunës, të lutem ftoje pak këtu atë shokun e autobusit dhe thuaji: Hiqi pak syzet e etërve të tu dhe shikoji ato shpate, që nuk i ka ndërtuar, që nuk i ka qëndisur Berisha, po ju, burrat dhe gratë e Hysgjokajt. Po! Sali Berisha dhe qeveria e tij po bën gjithçka që t'u japë atyre shërbimet më të domosdoshme.