Berat, arrestohen dy grabitës të këmbanave 100-vjeçare të Sinjës

2015-08-21 2

BERAT - Arrestohen nga policia e qarkut të Beratit dy persona, të cilëve iu gjendën në banesë, dy këmbana të vjetra 100-vjeçare të vjedhura në kishën e Sinjës e krahas tyre, edhe disa kallëpe tritoli e fishekë. Policia e qarkut të Beratit veproi në kuadrin e operacionit të koduar "Sinja" ku u bë i mundur ndalimi i shtetasve:Jetmir Veiz Lezi, 44 vjeç, banues në fshatin Mbolan, Berat, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë dhe Sokol Sotir Ferro, 36 vjeç, banues në Sinjë Berat, me gjendje gjyqesore i pa dënuar më parë.

Free Traffic Exchange