Media, Berisha rikthen sulmet: Padi 75 mijë euro gazetarit Bollino

2015-08-21 1

TIRANE - Drejtësia shqiptare godet me vendime skandaloze shtypin e lirë, pak ditë para votimeve. Gjykatësi Bledar Abdullai i Gjykatës së Tiranës ka dënuar drejtorin e gazetës italiane "La Gazzetta del Mezzogiorno", Carlo Bollino, që t'i paguajë një dëmshpërblim, për dëm jopasuror, ministrit Sokol Olldashi, në shifrën 75.000 euro. Faji? Asnjë. Në fakt, dënimi i referohet një artikulli të publikuar në 24 mars 2011 nga e përditshmja "Gazeta Shqiptare". Artikulli ishte shkruar nga gazetarë të tjerë dhe drejtor i gazetës (që thirret në gjykatë për raste të tilla) ishte gazetarja Anila Basha. Gjykata ka proceduar edhe ndaj Anila Bashës dhe kryeredaktorit të "Gazetës Shqiptare", Erl Muratit, por, për fat, për ta nuk ka dhënë asnjë dënim për faj: I ka detyruar vetëm të publikojnë një përgënjeshtrim të shkrimit.
Dëmet i janë kërkuar Carlo Bollino-s.