Pas Elbasanit, Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Devollit, ku devollinjtë e kanë shprehur mikpritjen edhe me valle dhe kostume tradicionale, por dhe me një prani masive dhe entuziaste. Rama ka theksuar se "Shqipërisë nuk i duhet më një gjysh që rri me antiplumb dhe shoqërohet nga çeta e rojeve me 200 vetë, por i duhet Rilindje".
Pas mitingut në Devoll, Edi Rama ka filluar një takim bashkëbisedues me banorë të qytetit të Korçës. Në takim Rama ka diskutuar mbi problemet në arsim, punësim, shëndetësi, fshat, mbi taksimin e pandershëm aktual dhe heqjen e një lumi taksash mbi ushqimet, shëndetësinë, prodhimet bujqësore, për vlerën e komuniteteteve me ngjyrë, për integrimin dhe kushtet që duhet t'u krijohen shqiptarëve të kthyerve nga jashtë etj.