FIER- Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Fier ka ende probleme me pozicionimin e qendrave të votimit. Sipas kryetarit të KZAZ-së numër 59 në Fier, Stavri Kola në ZAZ-në e kësaj zone "qendra e numrit të votave në zgjedhjet e kaluara ishte vendosur në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit, ndërsa kësaj here ajo është zhvendosur 3 km më larg, në Shkollën e Mesme Bujqësore 'Rakip Kryeziu'".