Cërrik, 15 vjeçari vret shokun me thikë, luanin bixhoz afër shkollës

2015-08-21 15

CERRIK - Një 15 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij paraditen e sotme. Sherri mes dy adoleshentëve u zhvillua pranë shkollës 9 vjeçare "7 Marsi", ku studionte viktima, ndërsa autori nuk ishte nxënës në këtë shkollë por në një shkollë tjetër . Sipas dëshmitarëve sherri ka nisur jashtë oborrit të shkollës rreth 6 metra larg saj, në kohën e pushimit të madh. Mësohet se adoleshentët fillimisht janë grindur me grushta pasi janë konfliktuar gjatë lojës me letra bixhozi. Më pas sherri është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta.