Topi me fasonët: Zhvillimi vjen duke zbatuar rregullat

2015-08-21 1

TIRANË -- Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, vlerësoi sot investimet e huaja dhe ndikimin pozitiv që ato kanë për ekonominë e vendit: "E ardhmja e biznesit dhe e ekonomisë vjen vetëm duke aplikuar rregullat e ekonomisë dhe duke respektuar kuadrin ligjor. Vetëm në këtë mënyrë, do të këtë mundësi reale zhvillimi për të gjithë shqiptarët në rajon." u shpreh z. Topi gjatë një takimi me disa sipërmarrës fasonë në një "Call Center" të Tiranës.