Dritan Dajti dhe seanca e 225-të gjyqësore që shtyhet, s'ka avokat

2015-08-21 4

TIRANE - Shtyhet seanca e 225 e dosjes Dajti, ndërsa vetë i pandehuri i kërkon gjykatës t'i mundësoje mbrojtjen ligjore. Dhe pse në seancën e sotme u paraqit Vladimir Koti si avokat kryesisht, ai qëndroi pak caste për ti argumentuar gjykatës se nuk mund të mbrojë të pandehurin, pasi ka bashkëshorten e sëmurë dhe duhet të përkujdeset për të. Dajti kërkoi nga gjykata t'i gjej avokatin mbrojtës pasi ai nuk ka mundësi ekonomike të zgjedh një avokat. Gjithashtu Dajti akuzoi sërish gjykatën për bllokimin e këtij procesi duke thënë se kjo gjykata i ka të gjitha mundësitë ta mbaroj këtë gjyq në një kohë të shkurtër nëse ka vullnet.