Kavajë, atentat pranë Malit të Robit, vritet Ervis Tafaruçi

2015-08-21 12

KAVAJE- Një 33-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pasditen e sotme teksa udhëtonte me makinën e tij tip "Audi" në aksin Durrës-Kavajë, në zonën e Malit të Robit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është Ervis Tafaruçi banues pranë Shkëmbit të Kavajës, në Golem.

Dyshohet se kanë qenë 4 plumba vdekjeprurës ndaj të riut, ndërsa sipas hetimeve paraprake mendohet se autorët të cilët dyshohet se janë më shumë se 2 persona, ta kenë ndjekur gjithë itinerarin e viktimës.

Atentati ndaj Tafaruçit është kryer nga një tjetër makinë, e cila në momentin që është pozicionuar paralel me makinën e viktimës në ecje, një person nga sedilja e pasme ka qëlluar me breshëri ndaj tij.