ELBASAN - Kryetari i PS-së udhëtoi sot drejt fshatrave të Elbasanit ku ngriti "këndin e fjalës" fillimisht në Belsh dhe më pas në fshatin Tregan. Në këtë fshat Rama u ndesh disa herë me frikën e votuesve për vjedhjen e votës dhe Rama iu përgjigj duke i thënë të marrin një person tjetër me vete, në këtë mënyrë blindohet vota. Banorëve të Belshit kreu i PS-së u premtoi se do ta shkallmojë monopolin e duhanit që qeveria ka vënë aty dhe do të zhvillojë bujqësinë, për të zhdukur zymtësinë dhe rrënimin, që u rri si re e zezë mbi kokë, belshiotëve.