SHKODËR -- Kryeministri Berisha deklaroi sot se nuk është absolutisht shqetësuar për çështjen e KQZ-së, institucionit që ka mbetur me katër anëtarë. Sipas tij, Rama ç'të bëjë të dojë me atë që krijoi vetë, pasi KQZ-ja është e konstituar. I vetmi moment lëndues për mua, tha Berisha, ishte dorëheqja e Jani Janit, si përfaqësues i minoritetit. Këto mendime ai bëri të qarta sot, gazetarëve të mediave lokale të Shkodrës:
"KQZ-ja është një krijim i Edi Ramës, i cili u tha ambasadorëve se po humba, nuk i njoh zgjedhjet. Unë nuk u shqetësova, sepse ky njeri ka alergji nga vota. Ky vetëm parim nuk njeh. Le të shkojmë në 2009-ën. Ai njohu zgjedhjet? Nuk i njohu kur çdo deputet në atë Parlament është firmosur nga 7 anëtarë. Ndaj, të bëjë ç'të dojë, në dashtë t'i sjellë emrat, në dashtë të mos i sjellë; në dashtë t'i njohë zgjedhjet, në dashtë jo.