Lleshi: Mungesa e anëtarëve s'është shkak për mosfunksionimin e KQZ

2015-08-21 0

TIRANE - Kryetarja e KQZ -së deklaron se mungesa e anëtarëve të KQZ nuk përbën asnjë shkak për mosfunksionin e KQZ-së. Deklarata është bërë nga zonja Lefterie Lleshi gjatë një seminari për Zgjidhjen e Ankimimeve Zgjedhore, zhvilluar sot pardite në hotel Tirana. Sipas Lleshit, KQZ dhe në këto kushte që është do të administrojë procesin zgjedhorë."Ne duam zgjedhje me standarte edhe pse nuk kemi numrin maksimal kjo nuk e cënon punën tonë. Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR çka i jep përgjegjësi KQZ edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet. Jemi të vendosur për të qenë arbitër të paanshëm" - tha Lleshi.