DURRES - Dy kushërinj vetëm 17 vjeçarë humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 12: 30 minuta në mes kryqëzimit të 4 rrugëve të Shijakut dhe fshatit Rrashbull.Makina në të cilën udhëtonin të rinjtë, po ecte me shpejtë dhe është përplasur me një bordurë. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina, tip benz ngjyrë e zezë me targa Dr 61 65 D u nda përgjysmë, dhe një pjesë ka përfunduar në anën tjetër të rrugës. Ata janë 2 të rinj nga fshati Sallmonë i Shijakut, Xhuliano Çyrbja, 17 vjeç dhe djali i xhaxhait të tij, Elton Çyrbja po 17 vjeç. Flitet dhe për një peson të plagosur. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin, ndërsa mendohet se të rinjtë kishin konsumuar alkool.