Festivali i Kanës, drama e lezbikeve fiton "Palmën e Artë"

2015-08-21 1

KANE - "Blue is the Warmest Colour" (Bluja është ngjyra më e ngrohtë), historia e dashurisë mes dy vajzave të reja franceze, ka triumfuar në Festivalin e filmit në Kanë duke marrë "Palmën e Artë". (Foto: Abdellatif Kechiche dhe Lea Seydoux (majtas) dhe Adele Exarchopoulos). Filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me skenat e seksit dhe me mënyrën se si kanë luajtur aktoret Adele Exarchopoulos dhe Lea Seydoux. Kritikat kanë qenë të shumta. Por ishte regjisori Steven Spielberg, që foli në emër të jurisë.