POGRADEC -- Shpërthim me eksploziv në katin e tretë të një pallati në lagjen "Voluta" rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm. Nga shpërthimi nuk njoftohen persona të plagosur. Shpërthimi është kryer me lëndë plasëse tritol. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë ndodhur dëme të mëdha materiale. Policia e ka identifikuar autorin, që e ka kryer këtë vepër për hakmarrje, por s'e ka publikuar emrin e tij.