Meta, kuksianëve: S'do të lejojmë që të jetoni të varfër sipër një toke të pasur

2015-08-21 1

KUKES - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka prezantuar sot kandidatët e LSI-së në qarkun e Kukësit: Apostol Goci e Qemal Elezi në Kukës; Pëllumb Bardhoshi në Has dhe Ukë Camaj në Tropojë. Në fjalën e tij para simpatizantëve, ai tha: "Ne nuk do lejojmë që ju të jetoni si njerëz të varfër përsipër nëj toke të pasur. Ne kemi nevojë për nëj drejtim që pasuritë kombëtare të dijë t'i administrojë me efikasitet duke punësuar minatorë e naftëtarë, që sot dergjen në pension. Unë jam i bindur se më 23 qershor, Kukësi, Hasid dhe Tropoja do votojnë për LSI-në si një forcë fituese jo vetëm për rotacionin, por edhe për ndryshimin që ju prisni".