Kanë 2013, juria ndërkombëtare zgjedh filmin më të mirë

2015-08-21 0

KANE - Festivali i filmit, Kanë 2013 që hyri në histori pas dy grabitjeve, me vlerë disa milionë dollarë dhe të shtënave me armë zjarri, do të zgjedhë filmin më të mirë. Për 12 ditë me radhë, sytë e botës u kthyen në Kanë, një perlë e rivierës franceze, ku producentë, regjisorë, publicistë dhe yje kinemaje u mblodhën për të promovuar filmat premierë. Juria ndërkombëtare e kryesuar nga regjisori i njohur Steven Spielberg, do të nderojë me çmimin prestigjoz, "Palma e Artë" filmin më të mirë.