Fier, hiqen simbolet e partive, PD akuza Zeqajt: Hoqi flamujt tanë

2015-08-21 0

FIER - Shënohen tensionet e para të fushatës elektorale në Fier, pas vendimit të këshillit bashkiak për heqjen e të gjitha simboleve politike në qendër të qytetit. Ky fakt ka shkaktuar debate mes përfaqësuesve të PD-së dhe Bashkisë së Fierit.

Tensionimi i situatës ka detyruar ndërhyrjen e kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili tha se "ky aksion vendos mënyrën e organizimit të materialeve propagandistike në qytet". Sipas Zeqajt, "aksioni vjen për të mos krijuar tension mes militantëve dhe për këtë është nënshkruar një marrëveshje mes palëve politike".