Rrogozhinë, Rama: Ndihet era e fitores për të rilindur

2015-08-21 6

ROGOZHINE- Partia Socialiste ka nisur pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Rrogozhines. në takimin me elektoratin e Rrogozhines, kandidati pë deputet i PS-së, Alfred Peza tha se "pa integruar shqipatrët në Shqipëri, nuk mund të integrohet Shqipria në Europë".

Duke ftuar qytetarët e Rrogozhinës dhe Kavajës të votojnë numrin 29, Edi Rama tha se "po ndihet era dhe energjia e fitores për të rilindur".

Ndërkaq, duke vënë theksin në rëndësinë e përtëritjes së situatës ekonomike të vendit dhe rilindjes së biznesit, Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal tek taksa progresive.

"Do të punojmë për të vendosur taksën progresive, ne do të heqim taksat për biznesit. Do të krijojmë një klimë të favorshme për biznesin, dhe që nuk rrënon sipërmarrjen dhe ekonominë e vendit. Në 23 qershor qytetarët do të vendosin mes shkatërrimit dhe falimentimit të biznesit apo shtimit të biznesit dhe të vendeve të punës.