KAPSHTICË - Policia greke ndalon kalimin në kufi të shqiptarëve. Sipas korrespondentes tonë në Korçë Dafina Ismaili policia greke i kërkon 5 mijë euro si garanci për ditët e qëndrimit. Nga raportimi i orës 09:00 u mësua se dhjetra qytetarë shqiptarë janë në pritje në doganë për të hyrë në Greqi. Pritet që pala shqiptare të takojë atë greke për të sqaruar situatën.