POGRADEC- Peshkimi i paligjshem, po çon drejt zhdukjes një nga speciet më të rralla të liqenit të Ohrit, peshkun Koran. Kjo situatë po ndikon negativisht dhe në zhvillimin turistik të zonës. Prodhimi nuk është më ai i dikurshmi, ndërkohë nëse vazhdohet me këto ritme, në liqenin e Pogradecit, peshku, Koran do të jetë thjesht, një simbolikë e së kaluarës. Gjendja kritike pranohet dhe nga vetë drejtuesit e Shoqatës së Peshkatarëve, të cilët pohojnë se në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar të merren masa, por nuk është bërë asgjë.