Të shtëna dhe flakë në banesën e kreut të PS në Prezë, Kajmaku

2015-08-21 30

TIRANE -Familja e kreut të PS-së në Prezë, (rreth 20 km larg Tiranës) Lavdi Kajmaku po jeton mes frikës. Në orët e para të mëngjesit persona të panjohur kanë tentuar t'i vënë flakën banesës, duke shënuar incidentin e dytë brenda dy ditësh për familjen e Kajmakut. Madje ata i kanë vënë flakën duke djegur pjesërisht dy makina të cilat ndodheshin në oborr, njëra prej tyre e të atit të Lavdi Kajmakut. Dy ditë më parë, të enjten e 23 majit persona, të panjohur ndezën tetë vatra zjarri duke shkatërruar biznesin e tij të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, ndërsa një tjetër vatër zjarri ishte vendosur në banesë. Tv A1 Report mësoi se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar dhe me armë në drejtim të banesës

Free Traffic Exchange