TIRANE - Dy deputetë socialistë Artan Gaçi dhe Pandeli Majko kanë shkuar sot në mëngjes pranë familjes Kajmaku. Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report deputeti Gaçi bëri me faj policinë e cila nuk u angazhua në hetime duke mos shoqëruar asnjë person për zjarrvënien e 23 majit. "Ndihen të pasigurtë. Është vetëm sulm politik. Mosreagimi i policisë i ka nxitur të marrin ndërmarin veprimin. Policia bënte hetime duke ngrënë paçe dhe për dy ditë nuk u ndalua askush. I bëj thirrje policisë të bëjnë detyrën e tyre pasi kupola e policisë është e kapur nga krimi. Unë i bëj thirrje atyre pak policëve që janë të ndershëm që të bëjnë detyrën. E vetmja pistë është politike. Ky është incidenti më i rëndë."