FUSHE KRUJE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar në mbrëmje dy kandidatët për deputetë të Fushë Krujës, Namik Doklen dhe Artur Bushin, duke i vlerësuar me fjalët: "Jam shumë i kënaqur që ne kemi ardhur sot këtu me dy deputetë që përfaqësojnë eksperiencën e gjatë dhe ndershmërinë - Namik Doklen si dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë së këtij rrethi - Artur Bushin".