Avokat Malindi:Shteti po nxjerr makinat e sekuestruara për fushatë

2015-08-21 1

TIRANE - Një tjetër skandal po përfshin fushatën zgjedhore të PD, këtë herë me përdorimin me dhunë të automjeteve të sekuestruara në pikat e grumbullimit të makinave. Avokati Ilir Malindi denoncon për "Shqiptarja.com" shpërdorimin e detyrës së kryeprokurorit në Durrës, i cili ka dhënë leje jashtë bazave ligjore për përdorimin e një automjeti luksoz, i cili është ende në proces gjyqësor, për tu përdorur për fushatën e PD. Jo vetëm kjo, por dhe shumë automjete të tjera që janë të grumbulluara në Rrashbull, pritet që të shfrytëzohen nga partia në pushtet për të bërë fushatë, kjo pas urdhrit që është dhënë nga kreu i qeverisë për mos bërjen fushatë me atomjtetet e administratës.