Tiranë, kreut të PS në Prezë i djegin banesën dhe biznesin

2015-08-21 3

TIRANË - Në ditën e parë zyrtare të fushatës elektorale shënohet një incident i rëndë. Persona ende të paindentifikuar i kanë vënë flakën banesës dhe biznesit të kryetarit të PS-së në Prezë të Tiranës, Lavdi Kaimaku. Prek disa kohësh në krye të Partisë Socialiste në komunën Prezë, Lavdi Kaimaku njëkohësisht dhe pronar i firmës së luleve Kaimaku denoncon zjarrvënien në pronën e tij si një akt të qëllimshëm që sipas tij ka lidhje me postin politik që ai mban. Ngjarja është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku Kaimaku ka marrë një telefonatë nga kunata e tij e cila e ka njoftuar se biznesi dhe shtëpia e tyre po digjej.

Free Traffic Exchange