Politika dënon ndërprerjen e finales së kupës në futboll

2015-08-21 3

Futbolli në Maqedoni prek fundin, ndërsa politika fut hundët gjithnjë e më shumë. Ofendimet dhe sharjet në baza etnike kanë qenë arsyeja për ndërprerjen e finales së Kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Teteksit, e cila është lënë të luhet të dielën pa praninë e publikut. Situata nisi që para fillimit të takimit, kur grupi i tifozëve 'Vojvodët' nisi të shante, që gjatë kohës kur futbollistët bënin nxehjen. Thirrjet u rritën gjatë antonimit të himneve. Delegati i takimi nuk e pa të arsyeshme në ndërpriste lojën, duke pritur ndezjen më shumë të situatës, pasi tifozët shqiptarë 'Ballistët' iu kundërpërgjigjën sharjeve.

Ngjarjet e mbrëmshme janë dënuar ashpër nga të gjitha palët duke theksuar se ngjarje të tilla pengojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

"Për fat të keq, pikërisht mbrëmë gjatë finales së Kupës Kombëtare në futboll që duhej të ishte festë e futbollit, përsëri kishim brohoritje ofenduese, gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, që çuan në ndërprerjen e finales. Tani është momenti që me këmbëngulje, të ndalemi në rrugën e këtyre paraqitjeve dhe në mënyrë më rigoroze të sanksionojmë ata që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe shfrytëzojnë ndeshjet sportive për nxitjen e urrejtjes", tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.

Edhe pse tifozët e Teteksit dogjën publikisht flamurin kombëtar shqiptar, ministrja e brendshme Jankullovska nuk kishte njohuri për një gjë të tillë.

"Nuk kemi njohuri për diçka të tillë, mirëpo nëse do të ketë ne do të reagojmë në bazë të ligjit...Pas ndërprerjes së ndeshjes dhe daljes së tifozëve nga stadiumi, nuk kishte incidente në kuptim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Kjo nënkupton se ne si ministri e brendshme nuk kishim nevojë të ndërhyjmë", u shpreh Gordana Jankullovska, ministre e mbrojtjes.

Shkëndija, sipas Artim Shaqirit ishte përgatitur për ndeshje, por përplasja e tifozëve, e godit rëndë jo vetëm futbollin para syve të UEFA-s por edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

"Kishim përgatitur edhe futbollistët për një ndeshje interesante që do të mbahej mend, por për fat të keq nuk na u dha mundësia që lojtarët të tregojnë kualitetet e veta të cilat i kanë. Besojë se duhet urgjentisht të ulet dhe të bisedohet që ta zgjidhim këtë problem dhe mos të kemi probleme më tutje pasi kështu mund të marrim dënime më të mëdha edhe nga UEFA", tha Artim Shaqiri, trajner i Shkëndijës.

FFM-ja paralajmëron luftë të ashpër ndaj këtij fenomeni në rritjem, në terrenet e gjelbra. Shansi i vetëm për kupën e Maqedonisë, mes Shkëndijës dhe Teteksit është lënë të dielën në orën 20:00, pa praninë e publikut. Edhe Agjencia për Rini dhe Sport e mbështeti këtë vendimin e FFM-së, duke theksuar se sjelljet e tilla nuk kanë vend në sport, dhe në arenën ku tifozët duhet në ndihen krenar për lojën, nuk duhet të shkelmojnë simbolet dhe ndjenjat etnike e kombëtare. Incidenti i mbrëmshëm nuk është i pari në terrenet e gjelbra, pasi ofendimet mes tifozëve kanë shoqëruar prej kohësh ndeshjet e Ligës së Parë, por edhe të ko...