TIRANE - Bankat e nivelit të dytë po ndihmojnë masivisht qeverinë shqiptare, duke blerë bono thesari e obligacione. Pjesa më e madhe e bankave u tërhoqën nga kreditimi për biznesin dhe individin në muajt e parë të vitit 2013, por duket se ato nuk e kanë lënë pas dore qeverinë, duke qenë mjaft aktive në blerjen e letrave me vlerë. Këto blerje nga bankat u rritën me 4% në fund të marsit 2013 (14 miliardë lekë), në raport me dhjetorin 2012, ndryshe nga kredia për ekonominë, që u rrit me 0.1% (vetëm 365 milionë lekë) për të njëjtën periudhë.