Sequi: Zgjedhjet të jenë në të njëjtën linjë me standartet e BE

2015-08-21 0

Shkodër - Në ditën zyrtare kur nis fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare, ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi përsëriti apelin e tij se këto zgjedhje duhet të jenë në të njëjtën linjë me standartet e BE-së. Gjatë inagurimit të punimeve per ndërtimin e qëndrës së paraburgimit dhe burgut në Shkrel të Malësisë së Madhe, ku mori pjesë edhe ministri i drejtësisë Eduart Halimi, Sequi tha se këto zgjedhje do të jenë një test për funksionimin e mirë të institucioneve të vendit.