Tiranë, ministri Noka bllokon gjendjen civile të njësisë nr.2

2015-08-21 1

Përplasje në Njësinë Bashkiake Nr.2 ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të saj, për shkak të një kontrolli të beftë të urdhëruar nga ministri Flamur Noka në listat e familjeve të regjistruara në këtë njësi. Ekipi i kontrollit i kryesuar nga drejtori Edmond Gjoleka është mbyllur me çelës brenda zyrës së Gjendjes Civile, duke mbajtur aty edhe punonjësen e zyrës gjatë procedurës së verifikimit të emrave. Punonjësit e njësisë, në mungesë të drejtuesit të tyre, Elez Gjoza, anëtar i LSI-së, që ndodhej jashtë shtetit, nuk kanë pushuar së rëni derës derisa më në fund ajo u hap dhe prej saj doli Gjoleka duke treguar urdhrin e ministrit Noka, që e autorizonte për kontrollin. Gjatë kësaj kohe, situata krijoi kaos në minibashinë nr.2 dhe qytetarët iu bashkuan thirrjeve të punonjësve për hapjen e derës së Gjendjes Civile.

Free Traffic Exchange