"Mos shisni votën, palët të ulen plotësojnë sa më shpejt KQZ-në". Kjo ka qenë thirrja, që ambasadorja gjermane, Carolla Holtkemper ka bërë sot gjatë vizitës në shkollën e mesme "Aleks Buda" në Laprakë, Tiranë ku implementohet programi "Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë".
Ambasadorja u është përgjigjur gazetarëve të interesuar për situatën në KQZ, se problemi duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe sa më shpejt duhet të plotësohen anëtarët që mungojnë: