Meta: S'ka konfuzion në opozitë kryeministri sipas Kushtetutës

2015-08-21 1

- Kreu i LSI Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat për të sqaruar se në koalicionin e majtë nuk ekziston asnjë konfuzion se kush do të marrë postin e kryeministrit, një çështje që ka sjellë një debat të fortë këto ditë në politikën shqiptare.

"Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë. Se kush do jetë Kryeministri e zgjidh Kushtetuta, vota e shqiptarëve", tha Meta sot në mesditë nga selia LSI-së, si përgjigje e dytë drejtuar deklaratave të kryeministrit Berisha, i cili nga Gjirokastra (dy ditë më parë) u shpreh se "Meta ka ambicie për kryeministër, ose për kreun e PS-së"

Meta ka bërë publike përllogaritjet e tij se "opozita do të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare dhe se do fitojë me diferencë gati 200 mijë vota" Sipas tij kjo "është plotësisht e mundshme dhe realizueshme".