Shkodër, ndalohen 2 aktivistët e PS, po vinin flamuj elektoralë

2015-08-21 7

Kanë qenë duke vendosur flamuj të Partisë Socialiste, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Sipas degës së Partisë Socialiste në Shkodër kanë qenë vetë drejtuesit e policisë së Shkodrës, të shoqëruar nga dhjetëra efektivë të policisë, të cilët kanë shoqëruar forcërisht në komisariatin numër 2 aktivistët e PS: Ardjan Kiri dhe Gjin Ndreu, të cilët ndodheshin pranë ambjenteve të zyrës elektorale Skënderbeg-Fermentim.

Flamujt janë vendosur që në orët e para të mëngjesit pranë kësaj zyre elektorale në prani të forcave të policisë dhe civilëve. Situata ka qenë e tensionuar në disa momente, teksa po vendoseshin flamujt elektoralë të PS, ndërsa në momentin e shoqërimit, uniformat blu nuk kanë dhënë asnjë sqarim të ligjshëm të këtij shoqërimi.
Pranë vendngjarjes ka mbërritur menjëherë deputeti i PS, Tom Doshi. Ai ka deklaruar se këto janë manovra, që përdorin militantët e veshur me uniformë për të frikësuar simpatizantët dhe aktivistët e Partisë Socialiste.

Free Traffic Exchange