Videoja ku tregohet Papa Francesku në sheshin e Shën Pjetrit të dielën e kaluar, me një të ri të paralizuar ka ngjallur debate nëse Ati i Shenjtë ka kryer një ritual të ekzorcizmit apo thjesht një lutje. Në momentin ku Papa ka vendosur duart mbi ballin e tij dhe ka nisur të lutet, diçka ndodhi, fytyra e të paralizuarit ka pësuar ndryshime, sytë nuk i kanë lëvizur dhe i është hapur goja kur ndërkohë më parë ishtë më i qetë.